Faqe interneti për klinika dentare.
Pacientët nga Italia, Gjermania dhe diaspora i krahasojnë klinikat online para se të blejnë biletën e avionit. Faqja juaj duhet t’i bindë me fakte, jo me premtime.


Bazat
Çfarë duhet të ketë faqja juaj.
- Çdo trajtim i shpjeguar qartë, pa zhargon mjekësor.
- Çmime të përafërta për trajtimet, aty ku është e mundur.
- Mjekët me emër, foto dhe kualifikime.
- Foto të klinikës dhe të pajisjeve tuaja.
- Informacion praktik për pacientët nga jashtë: sa ditë duhen, si të vijnë, ku të qëndrojnë.
- Faqja në shqip, italisht, gjermanisht ose anglisht, në gjuhët e pacientëve tuaj.
- Kontakt i sigurt, sepse të dhënat shëndetësore janë të ndjeshme dhe ligji i mbron.
Projekt shembull
Një vizitë në Vija Studio Dentare.
Vija është një studio dentare e imagjinuar në Bllok, në Tiranë. Faqen e saj e ndërtuam si shembull. Një vijë rozë e lidh gjithë faqen: në hyrje hapet si buzëqeshje, kurse më poshtë vizaton rrugën e pacientëve që vijnë nga jashtë.
Emri, mjekët, çmimet, kontaktet dhe vlerësimet janë trilluar për këtë shembull, kurse fotot janë krijuar me inteligjencë artificiale. Në faqen tuaj vendosim fotot e vërteta të klinikës, ekipin dhe çmimet tuaja.
-
01Hyrja
Një vijë që bëhet buzëqeshje.
Vija vizatohet, hapet si buzëqeshje dhe shfaq fotot e njerëzve që qeshin. Menjëherë poshtë titullit: rezervimi i konsultës dhe WhatsApp-i.

-
02Trajtimet
Trajtimet, të vizatuara hap pas hapi.
Vizatimet tregojnë nga cilat pjesë përbëhet implanti, si krahasohen nuancat e dhëmbëve në shkallën e ngjyrave VITA dhe si alinjerët transparentë i drejtojnë dhëmbët javë pas jave. Për secilin trajtim shihet sa zgjat dhe nga sa nis çmimi.
Nga lista më sipër: Çdo trajtim i shpjeguar qartë, pa zhargon mjekësor.

-
03Para dhe pas
Para dhe pas, me një rrëshqitje.
Pacienti e lëviz vijën majtas e djathtas për të krahasuar fotot para dhe pas. Fotot janë krijuar me inteligjencë artificiale dhe nuk tregojnë rezultate të pacientëve të vërtetë. Krahasimi funksionon me maus, me gisht dhe me tastierë.

-
04Ekipi
Mjekët, me emër dhe me fytyrë.
Katër mjekë, secili me fushën e vet, me studimet në Tiranë ose në Itali dhe me gjuhët që flet.
Nga lista më sipër: Mjekët me emër, foto dhe kualifikime.

-
05Çmimet
Çmimet, në lekë ose në euro.
Me një prekje, çmimet shfaqen në lekë ose në euro. Llogaritësi mbledh çmimet e trajtimeve që zgjedh pacienti dhe tregon një total orientues, si edhe këstin mujor kur pagesa bëhet me këste.
Nga lista më sipër: Çmime të përafërta për trajtimet, aty ku është e mundur.

-
06Nga jashtë
Një plan 7-ditor për pacientët nga jashtë.
Harta e Shqipërisë tregon një udhëtim shembull 7-ditor: mbërritjen në Rinas, trajtimin në Tiranë, pushimet në jug dhe provën përfundimtare para nisjes.
Nga lista më sipër: Informacion praktik për pacientët nga jashtë: sa ditë duhen, si të vijnë, ku të qëndrojnë.

-
07Rezervimi
Rezervimi në tre hapa.
Pacienti zgjedh trajtimin, ditën dhe orarin me orën e Tiranës, pastaj shkruan të dhënat. Te kontakti shihet edhe nëse studioja është e hapur tani.

Në celular
Tre butona në fund të ekranit.
Sapo pacienti lëviz poshtë, në fund të ekranit shfaqen “Telefono”, “WhatsApp” dhe “Rezervo”. Trajtimet, çmimet dhe rezervimi përshtaten me ekranin e vogël.
Gabimet
Gabime që largojnë pacientët.
Premtime pa prova.
“Më e mira në Tiranë” nuk bind askënd. Mjekët, pajisjet dhe vlerësimet e vërteta po.
Foto nga interneti.
Pacienti shpesh e dallon një foto të marrë nga interneti dhe pyet veten çfarë fshihet pas saj.
Asnjë çmim, as përafërsisht.
Pacientët nga jashtë krahasojnë. Pa asnjë ide për çmimin, kalojnë te klinika tjetër.
Formularë të pasigurt.
Kur pacienti dërgon foto ose radiografi, ato duhet të mbrohen. Ligji nr. 124/2024 e kërkon këtë.
Shembull nga projektet tona në Gjermani
Saluto: informacion i qartë për pacientët.


Shumë informacion i specializuar për analizat dhe terapitë, i renditur që pacientët ta gjejnë dhe ta kuptojnë lehtë.
- Faqe të veçanta për analizat dhe terapitë
- Formularë për kërkesat dhe për pjesëmarrjen në studime
Paketa që ju përshtatet
Faqe në dy gjuhë
nga 1.499 €
Faqja e biznesit në shqip dhe në një gjuhë të dytë: gjermanisht, anglisht ose italisht. Për hotele, bujtina, klinika dhe agjenci imobiliare.
- Tekste të shkruara drejtpërdrejt në gjuhën e dytë, jo të përkthyera fjalë për fjalë
- Ndërrim i lehtë i gjuhës nga çdo faqe
- Për versionin në gjermanisht: përgatitje për kërkimet në Google
- Zakonisht gati brenda 4–6 javësh
Të gjitha çmimet janë në euro dhe nuk përfshijnë TVSH-në. Të gjitha paketat
Klientët tuaj nga Gjermania kërkojnë në gjermanisht.
Tekstet përgatiten drejtpërdrejt në gjermanisht, pa përkthim fjalë për fjalë nga shqipja. Faqen e përgatitim me fjalët që përdorin klientët kur kërkojnë në Google.
Faqja juaj në gjermanishtPyetje
Pyetje që na bëjnë klinikat dentare.
A mund të publikoj çmime për trajtimet?
Po, si çmime të përafërta. Kjo i ndihmon pacientët të vendosin dhe ju kursen pyetje të përsëritura. Çmimi përfundimtar përcaktohet pas vizitës.
Si i marr radiografitë e pacientëve në mënyrë të sigurt?
Përmes një kanali të sigurt që e zgjedhim bashkë, jo me email të zakonshëm, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në cilat gjuhë duhet të jetë faqja?
Në gjuhët e pacientëve tuaj. Për shumë klinika në Shqipëri kjo do të thotë shqip, italisht, anglisht dhe shpesh gjermanisht.
Na tregoni për biznesin tuaj.
Një bisedë 20-minutëshe në WhatsApp ose me videothirrje, pa pagesë dhe pa detyrim. Brenda 2 ditësh ju dërgojmë një ofertë zyrtare.


